Ne mengjes apo ne mbremje kur duhen lare floket sìpas eksperteve, mesojenì dhe me pas shìkonì se sì

Shëndeti i flokëve është shumë i rëndësishëm për paraqitjen tonë të jashtme. Larja e tyre është gjithashtu një hap i domosdoshëm drejt flokëve të bukur e plot shkëlqim.

Deri më tani, kemi mësuar që flokët nuk duhen larë çdo ditë, por ka paqartësi për kohën e duhur për t’i larë ato. Me siguri ia keni bërë vetes pyetjen “Më mirë t’i laj flokët në mëngjes apo në darkë?”

Stilistët më në zë të flokëve thonë se koha më e mirë për të larë flokët është mbrëmja dhe e dini pse

Ekspozimi i flokut ndaj nxehtësisë së tharëses e dëmton atë, ndaj nuk duhet ta teproni. Në mbrëmje, ju mund ta thani flokun me peshqir dhe të mos përdorni tharëse e cila e dëmton flokun. Kjo nuk do të thotë se ju mund të flini me kokë të lagur, sepse floku është më i brishtë në këto momente. Megjithatë, do ta thani kokën më pak për të mos i dëmtuar flokët tuaj.

Flokët e larë në darkë e bëjnë gjumin edhe më të rehatshëm. Dihet që dushi në darkë mundëson një gjumë të qetë dhe të patrazuar, kështu që një rrugë e dy punë. Shpëtoni flokët dhe shijoni edhe gjumin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *