Pilafi bëhet nga orizi dhe mishi i pulës. Në mënyrë që pilafi të jetë me lëng, preferohet që të hidhet e gjithë pula dhe të hidhet rregullisht lëng mishi. Për të bërë pilafin sipas recetës turke, mjafton vetëm mishi i bardhë dhe perimet, si dhe orizi. Mishi i bardhë nuk do të jetë i thatë sepse është i skuqur në salcë me domate dhe speca.
Tani nuk keni pse ta piqni në furrë, gjithçka mund ta përfundoni në një tavë.
Përbërësit: – 2 speca të kuq, – 2 speca të gjelbër, – 1 qepë, – 2 domate, – 3 lugë vaj ulliri, – 700 gr fileto pule, – 350 gr oriz, – 1 lugë çaji pure domatesh, – 200 ml ujë të vluar.
Përgatitja: Pritini specat, domatet dhe qepët në kubikë. Skuqini qepën në pak vaj, më pas shtoni specat.
Pas disa minutash shtoni mishin e prerë në kubikë. Hidhni erëza sipas shijes, më pas shtoni domatet.
Ziejeni derisa mishi të jetë gati. Shtoni orizin e larë dhe hidhni ujë.
Mbulojeni dhe ziejeni derisa të bëhet gati. Nëse e shihni se është i thatë orizi, rrisni sasinë e ujit. Ju bëftë mirë!