Ashtu sìc e bente gjyshja nje here e nje kohe, receta e byrekut me qepe dhe domate qe do t’ju bej te lepìnì

Kjo eshte receta e nje nder byrekeve me te pelqyer te amvisave shqiptare. Receta e byrekut me qepe dhe domate ashtu fiks si nga dora e gjyshes. Me poshte do te gjeni perberesit qe u nevojiten dhe menyren e pregatitjes se recetes.

PËRBËRËSIT: 4 qepë të thata, 2 speca jeshile, 6 domate te mesme, vaj, kripë dhe pak rigon.

PËRGATITJA: Vëmë qepët të skuqen me parë, shtojmë specat të grira në pjesë të vogla. Pasi të jenë skuqur shtojmë dhe domatet, gjithashtu të grira.

I lëmë të ziejnë për pak, hedhim vetëm një gotë të vogël me ujë, kripë, rigon dhe i lëmë të ziejnë derisa të pijë ujin.

Sa për petët shumica e femrave dinë, nëse jo mund t’i blejnë. Vëmë shtresën e parë të peteve dhe në mes mbushjen dhe më lart petët e tjera.

Sipër përdorni gjalpë ose vaj luledielli se bëhet më i mirë, se me vaj ulliri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.