Sipas mjekut te njohur, per kete problem nuk duhet te provoni trajtime apo barna te ndryshme popullore

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog : Artriti reumatoid është sëm undja më e shpeshtë nga grupi i sëm undjeve që prek sistemin muskuloskeletik, e cila prek 1 deri në 3% të popullatës mbi 15 vjeç. Është sëm undje kro nike, multisistemike, deri tani me shkaqe jo të njohura mirë.

Artriti karakterizohet nga infla maci oni i vazhdueshëm i cipës sinoviale, është membranë që mbështjell artikulacionet, sjell dëmtim të kapilarëve, erozion kockor, deformime kockore me pasojë pamundësinë në lëvizjen e artikulacioneve.

Ai shpjegon se si duhet të veprohet në rastet që kjo sëm undje prek dhe cilat janë zgjidhjet më të fundit të shkencës për të.

Si shkaktarë për shpërthimin e sëm undjes përmendim disa: Faktorët gjenetikë

Faktorët endokrinë dhe riprodhues

Faktorët infeksioz

Faktorët e mjedisit

Faktorët social-ekonomik

Te faktorët infeksioz kryesisht akuzohen si shkaktarë të sëm undjes disa vi ruse, mykoplazmat, retroviruset, vi rusi Epstein barr etj.

Te faktorët mjedisorë dhe socio-ekonomik përmenden disa shkaktarë, për shembull është vënë re që te punonjësit që punojnë te minierat e qymyrgurit, ata në industrinë e peshkut, kanë incidencë më të lartë të artritit reumatoid.

Gjithashtu alkooli dhe duhani akuzohen si faktorë riskues për artritin reumatoid. Ndërsa nuk ka ndryshime në shpeshtësinë dhe gravitetin e sëmundjes në varësi të statusit social-ekonomik. Sëm undja prek si të pasurit, ashtu edhe të varfrit.

Morboziteti (shpeshtësia e sëm undjes) dhe mortaliteti (vdekshmëria) është rritur shumë. Sëm undshmëria dhe vde kshmëria është më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe te ata me nivel të ulët arsimor. Sa më i paditur, aq më keq mjekohesh.

Lidhur me faktorët gjenetikë, është vënë re se ka një prevalencë mjaft të rritur tek pjesëtarët e një familje. Vuan nëna, vajza, djali, motra. Sëm undje në pjesëtarë të së njëjtës familje. Është vënë re te binjakët që ngjasojnë, që quhen monozigotë, shpeshtësia e sëm undjes është 4 herë më e rritur se tek ata që nuk ngjasojnë, që quhen bizigotë.

Janë disa të dhëna mjaft interesante, ku te gratë shtatz ëna rastet e reja të fillimit të sëm undjes janë më të ulëta. Pra, gjatë shtatz ënisë rrallëherë fillon artriti reumatoid. Por menjëherë pas lindjes, shpeshtësia e sëm undjes është 5 herë më e shpeshtë sesa gjatë shtatz ënisë.

Ndërsa gjatë shtatz ënisë, të sëmurat me artrit reumatoid përmirësohen shumë mirë, aq sa mund të ndërpresin dhe mjekimin. (Sigurisht, e kam theksuar edhe më parë, gratë që vuajnë nga artriti reumatoid dhe marrin mjekim, duhet të flasin patjetër me mjekun para se të ngelin shtatz ënë, që të mos kenë probleme)

Gjithashtu, ka mjaft të dhëna për kontraceptivët apo terapinë zëvendësuese hor mo na le, ku thuhet se rëndojnë apo ndikojnë në ecurinë e sëm undjes. Do të thotë që estr ogje nët (hor mo net estr ogjen ike) kanë efekt stimulues në sistemin imunitar, rrisin aktivitetin e sistemit imunitar dhe mund të agravojnë së tepërmi sëm undjen.

A ka formë parandalimi kjo sëm undje?

Jo, për fat të keq nuk ka formë parandalimi. Por te masat parandaluese mund të përmendet rëndësia e kapjes së sëm undjes në kohë. Nëse kapet shpejt në kohë, mundësia e trajtimit është shumë më e mirë dhe ecuria është e mirë. Me mjetet që disponon mjekësia sot, një i sëm urë me artrit reumatoid mund të mbahet në gjendje të qëndrueshme që sëm undja të mos përparojë.

Trajtimi?

Ka disa lloje trajtimesh. Është e rëndësishme që i sëm uri të njihet me sëm undjen se çfarë është. Ka shumë të sëmurë që abuz ojnë: përdorin barna popullore, nuk duan ta besojnë që u ka filluar një sëm undje e rëndësishme , e nënvlerësojnë ndonjëherë situatën që kanë për arsye objektive ose subjektive. Problemi është se ka shumë raste kur pacientët vijnë në gjendje të rëndë.

Në rastin e artritit reumatoid mjeku ka disa qëllime: Të qetësojë dhimbjet përmes medikamenteve.

Qëllim tjetër është parandalimi i dëmtimit përfundimtar të artikulacioneve.

Të informohet pacienti për sëm undjen.

Duhet të bëhen terapi me ushtrime, të cilat ndikojnë mbi lëvizshmërinë e artikulacioneve.

Terapi me pajisje ndihmëse për aktivitetin ditor në punë dhe në shtëpi: përdorimi i qaforeve, i gjunjëzave, të patericave.

Trajtimi duhet të fillojë sa më herët dhe duhet të jetë i personalizuar, nuk ka skema fikse për të gjithë të sëm urët me artrit reumatoid.

Leave a Reply

Your email address will not be published.