BYREK SHTEPIE ME SPINAQ DHE PRESH – Për brumin u nevojiten keto perberes ; 2 gota ujë, Gjysmë gote vaj, 2 lugë gjelle kos, 2 te bardha veze siper te verdhes, 8,5 filxhan caji miell
Për mbushjen e brendshme: 1 kilogram spinaq, kokat 5-6 degë preshit (pasi ta keni pastruar), 2 qepe, 1 gotë gjizë ose djathë i bardhë.
Përgatitja; Qepa pritet në copa të vogla dhe futet në tenxhere per tu kaverdisur dhe preshi grihet imët. Shtohet edhe ai në tenxhere. I kaurdisim sa te zbuten bashke me qepët.
Shtoni kripë, piper të zi dhe spinaq. Duhen një ose dy minuta. Kur të ftohet perberja i shtohet 1 gotë djathë (e ziej spinaqin për disa minuta dhe më pas e thërrmoj mbi qepët).
Brumi punohet dhe ndahet në 9 topa dhe secilen e hapim sa një pjatë duke i lyer me vaj i vendosim njëra mbi tjetrën. Fillojme nga e para qe e kthejme dhe e hapim, e marrim mbi tavoline dhe e zmadhojme duke e terhequr skajet, nxjerrim pjesen e trashe ne skaje, e veme nga brenda dhe e mbeshtjellim ne forme roleje.
E lyejmë me të verdhën e vezës dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë derisa sipër dhe fund të marrin ngjyrë kafe të artë.