Meteorologu tregon se kur do te nisin reshjet: Kjo do te jete dhe dita që rikthen motin me diell

Vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës. Këto vranësira do të pësojnë zhvillime dhe pritet të sjellin reshje mbrëmjen e sotme dhe gjatë paradites së nesërme (e diel). Më të fokusuara këto reshje do të jenë në zonat jugore.

Edhe përsa i përket temperaturave do të ketë një ndryshim këtë fundjavë.

Temperaturat do zbresin me rreth dy gradë më të ulëta dhe në zonat malore temperaturat do të shënojnë shumë pranë vlerës 1 gradë celcius. Dita e shtunë e ka zbritur vlerën maksimale në vend në 18 gradë celcius.

Gjithashtu parametri i erës ka pësuar një fuqizim duke e bërë motin të ndihet edhe më i ftohtë, bën me dije sinoptikanti Hakil Osmani.

Por shumë shpejt do t’i rikthehemi komoditetit të motit që na ka shoqëruar në tetor në nëntor. Ditën e martë pritet që vranësirat të largohen nga vendi duke mbizotëruar kthejllimet dhe moti me diell./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.