Kjo javë do të jetë me temperatura dhe kushte moti tipike për vjeshtën, teksa ka nisur me vranësira dhe po ashtu do të vazhdojë. Nga dita e mërkurë dhe pjesën tjetër të javës do të ketë reshje shiu, të cilat më të dendura parashikohen të jenë ditën e enjte dhe ditën e shtunë, bën me dije meterologia Lajda Porja.
Nuk do të mungojnë as rebeshet herë pas here me stuhi, ndërsa në zonat e thella malore do të shfaqen edhe reshjet e dëborës.
Temperaturat minimale do të jenë 3 apo 4 gradë në zonat malore, ndërsa maksimumet do të ngjiten deri në 17-18 gradë Celsius.
Kosova do të jetë nën ndikimin e vranësirave deri në mesjavë ndërsa më pas do të ketë reshje shiu dhe nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.
Temperaturat minimale do të luhaten në 4-5 gradë, ndërsa maksimalet 15-16 gradë Celsius.
Edhe në Maqedoninë e Veriut priten reshje në pjesën e dytë të javës, ndërsa gadishulli i Ballkanit është përfshirë nga një ciklon që deri tani ishte në jugun e Italisë.