Sipas Lira Gjikes, ja se sa minuta te pakten duhet te zgjas banja tek femijet: 4 germat qe duhet t’ju mesoni

Mjekja pediatre Lira Gjika, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë disa këshilla për të gjitha nënat e reja që të kenë një jetë sa më të shëndetshme si për vete edhe për beben. Ajo këshillon se nëna duhet të jetë e qetë në mënyrë që edhe fëmija të jetë i tillë, ndërsa thekson se duhen hequr disa vese të nënave të vjetra.

Po ashtu ajo thotë se banja e fëmijës duhet të zgjasë të paktën 30 minuta, nëna duhet t’i flasë gjithë kohës fëmijës dhe duhet t’i bëjë aktivitet fizik.

Postimi i plotë i Lira Gjikës:

Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e sapoardhur në jetë.

Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto germa janë gërmat e para të katër fjalëve:

1. Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës

2. Activity- aktivitete për fëmijën

3. Sleep- respektimi i orëve të gjumit

4. You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.

Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që t’i qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, an kthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë.

Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me “forcë” nga mamaja e saj dhe nga vjehra. Në vend që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di.

Për aktivitete fizike as që bëhet fjalë, madje nuk e lejojnë nënën as të nxjerë shëtitje fëmijën në ditët e para të jetës. I vetmi aktivitet fizik përveç veshjes dhe ushqyerjes është banja edhe ajo është shumë e shkurtër, pasi kultivohet frika se fëmija mund të ftohet e sëm uret. Mirë do të ishte që banja të zgjaste të paktën 30 minuta në fillim të jetës së fëmijës.

Një gjë tjetër, që është shumë e rëndësishme dhe me vlerë për fëmijën dhe shëndetin e tij, është aktiviteti fizik me lojëra të vogla që në fillimet e jetës. Për shembull pasi nëna e ushqen fëmijën, mund t’i flasë e tregojë fytyrën e tij në pasqyrë, t’i emërtojë gojën, hundën, sytë, veshët, flokët e tjerë.

T’i tregojë që është një ditë më i madh. Gjithashtu prindërit të përpiqen të bra ktisin mendësinë e vjetër, që fëmija është i vogël dhe nuk merr vesh, por ta shohin si njeri dhe njeriu me njeriun komunikon nëpërmjet fjalës, kështu duhet bërë edhe me fëmijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.