Teksa po afrohet Viti i Ri, Pediatrja Lira Gjika i kërkon prindërve të kenë kujdes dhe të mos i japin femijeve shumë

Pediatrja e njohur, Lira Gjika, ka bërë një thirrje për prindërit, teksa po afrohet Viti i Ri. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, pediatrja i kërkon prindërve të kenë kujdes dhe të mos i japin shumë ëmbëslsira fëmijëve për festa.

Ajo deklaron se sheqeri dëmton dhëmbët, kockat dhe mëlçinë, ndaj edhe këshillon prindërit që të nxisin fëmijët për të bërë aktivitet fizik.

“Prindër kini kujdes nga konsumimi i tepërt i sheqerit nga fëmijët tuaj në këto ditë feste. Përpiquni të kontrolloni. Ëmbëlsirat vërtet të kënaqin, por bëjnë edhe dëm të madh.

Sheqeri dëmton dhëmbët, kockat dhe mëlçinë. Dëmet e sheqerit janë të babrabarta me ato të alk olit.

Sheqeri i tepërt kthehet në dhjamë dhe depozitohet në indin dhjamor duke shtuar artificialisht sasinë e dhjamit në trup. Kujdes prindër për pak durim, ju lejoni fëmijën të dëmtojë veten, mos të rritet i shëndetshëm.

Këto ditë pushimesh, nxitini fëmijët të vrapojnë e luajnë në natyrë. Mos u tre mbni se ftohen apo dje rsiten sheqeri dëmton më shumë se një sëm undje e zakonshme”, thekson Lira Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published.