Do te qendroj ketu per te mbrojtur vendin, Zelenskyy refuzon oferten e SHBA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dha një mesazh sfidues mëngjesin e sotëm, duke thënë se forcat ruse rrethuan Kievin, porse Ukraina nuk do të kapitullojë.

“Mos u besoni lajmeve të rreme”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter. “Unë jam këtu, nuk i dorëzojmë armët, do ta mbrojmë vendin tonë, të vërtetën, tokën, fëmijët tanë, Të gjitha këto do t’i mbrojmë.”, tha ai, teksa qëndronte pranë Zyrës Presidenciale në qendër të kryeqytetit ukrainas.

Më herët, ai i bëri thirrje vendit të tij që “të qëndrojë i palëkundur” kundër rrethimit që, siç tha, mund të përcaktojë të ardhmen. Forcat pushtuese ruse raportohet se janë duke lëvizur drejt Kievit, pas një breshërie sulmesh ajrore në disa qytete si Sumi, Poltava dhe Mariupoli.

Perëndimi e ka dënuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe ka vendosur një varg sanksionesh, përfshirë disa kundër Putinit dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.