Feston 70 vjetorin, ja se si duket sot aktorja e njohur e humorit Natasha Sela

Natasha Sela, aktore e roleve komike dhe dra ma tike ka lindur më 27 dhjetor 1953 dhe sot feston ditëlindjen e 70. Edhe pse sa shihni figurën e saj ju vinë në medn komeditë dhe humori i spiaktur, drama ka qene dashuria e pare e Natashës, madje ajo ne fillimet e saja i ka refuzuar rolet komike, por me kalimin e kohes ato role janë bere pjese e profilit te saj.

Ka lindur me 27 dhjetor 1953. Ishte per nje kohe te gjate pjesë e teatrit “Bylis” në Fier. Në teatrin e Fierit ka patur një rol tek “Zonja nga qyteti”.

Ka qenë një moment i veçantë, pasi e ftuar në këtë shfaqje erdhi e madhja Violeta Manushi. Përveç këtij roli ka vendosur një seri rolesh gjatë 22 viteve karrierë si aktore e këtij teatri.

Pas teatrit, në vitin 1995, eshte emëruar në Estradën e Tiranës deri në momentin që u shkri.

Ne karrieren e saj ndër vite numërohen role në zhanre të ndryshme. Por, ajo që i ka ndjekur më shumë ka qenë komedia, aty e ka gjetur më shumë veten.

Ky është mendimi i saj, por edhe konfirmimi nga ana e regjizoreve që i kanë besuar asaj rolet gjatë gjithë viteve kryesisht mbas 90-tes. Teatri është ai që i fal Natashes më shumë emocion dhe për faktin se komedinë e ka më për zemër.

Ndërsa, filmi e bën ate të ndjehet komode sidomos në filmin “Njerëz dhe fate” me rolin e Bedries, ishte një personazh i popullit. Por, ajo që Natasha Sela thekson është se artistët flasin në skenë, jo në jetë. Ne vitin 2012 rikthehet ne skene me nje komedi “Ëndrra në papafingo”, me regji të Erion Isait.

Ketu bashkëpunon me aktorë të rinj. Në këtë komedi përmblidhen “Ëndrrat e një nate vere” nga William Shekspir, “Dialogje dhe monologje” të krijuara enkas për këtë shfaqje, si dhe nga kryevepra botërore “Dekameroni”, e Xhovani Bokaços .

Leave a Reply

Your email address will not be published.