Ky eshte perberesi qe gjyshet i fusnin byrekut me presh, prandaj dhe ai kishte shije fantastike

Menyra me thjeshtë për përgatitjen e byrekut me presh.

Përbërësit : 500-600 gram miell, 1 kg presh, 2 vezë, 50 gram gjalpë, 2-3 lugë gjelle ajkë qumështi, 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj luledielli, pak kripë.

Udhëzimet

Preshin e lajmë mirë, e pastrojmë dhe e grijmë imët.

E kulloni dhe më pas e skuqni në një tigan me pak vaj dhe pak kripë. Ndërkohë në një tas rrihni vezët me ½ e sasisë së qumështit. Shtojani preshit sapo ky i fundit të zbutet.

Ajkën, gjalpin dhe qumështin e ngrohtë i përzieni bashkë veçmas derisa të shkrihen tërësisht. Gjysmën ia shtoni preshit në tigan. E përzieni mirë dhe e hiqni preshin nga zjarri.

Tani përgatismin brumin. Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes krijoni një hapësirë, shtoni 1 lugë çaji kripë dhe shtoni 500 ml ujë të vakët gradualisht.

Punojeni mirë masën derisa të arrini një brumë kompakt. Brumin ndajeni në 6 kuleçë të vegjël. Petët formojeni me 3 kuleçë. I hapni pak në fillim dhe i radhisni sipër njëri-tjetri duke i shtuar vaj.

Vendoseni petën e parë në tepsi. Hapeni në gjithë sipërfaqen. Shtroni mbushjen që përgatitët dhe e hapni mirë.

Tani përgatisni petën tjetër sërish me 3 kuleç. Në fund i shtoni sipër masën që ju mbeti me ajkën e qumështit.

E fusni në furrrë për 45 minuta në 220 gradë. Sapo të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe e mbuloni me një letër kuzhine në mënyrë që të kullojë pak.

Ju bëftë mirë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE./mesazhi.com/recetakuzhine

Leave a Reply

Your email address will not be published.