Manderinat jane fruti me i konsumuar ne kete sezon: Po kur te mesoni se farat e tyre konsiderohen

Mandarinat janë ndër agrumet më të preferuara në vendin tonë, madje edhe prodhimtaria është e lartë. Ato konsiderohen një thesar vlerash, sepse ofrojnë shumë vitaminë C, folat dhe beta karoten. Për më tepër, konsumi i mandarinave ndihmon në parandalimin e diabetit, ish emisë e shumë sëm undjeve të tjera.

Përveç frutit dhe lëkurës, farat e kësaj agrumeje konsiderohen të shkëlqyera për shëndetin. Farat e mandarinave dhe vlerat potenciale.

Antioksidantët

Mandarinat dhe farat e tyre përmbajnë shumë antioksidantë, të cilat ju mbrojnë kundër radikaleve të lira.

Këto të fundit prodhohen nga trupi si kundërpërgjigje e ndotjes, radiacionit, tymit të duhanit, etj. Radikalet e lira dëmtojnë qelizat dhe i çelin rrugën një sërë sëm undjesh.

Polifenolët

Polifenolët janë antioksidantë të fuqishëm.

Studimet shkencore për sasinë e polifenolëve në agrumet dhe farat e tyre kanë treguar se mandarinat dhe farat e tyre kanë sasinë më të madhe të polifenolëve në krahasim me agrumet e tjera.

Limonoidët

Limonoidët janë përbërës që gjenden tek farat, lëkura dhe fruti. Këto substance pen gojnë formimin e qelizave kan ce rogjene. Limonoidët tek farat ulin edhe kolesterolin e keq.

Farat e mandarinave në mjekësinë popullore

Ekspertët e mjekësisë tradicionale përdorin farat e thata të mandarinës për të rregulluar energjinë trupore dhe larguar dhimbjet e organizmit.

Ata shprehen se farat e thata përdoren dhe janë efikase kundër hernies diskale. Mjekët popullorë përdorin zakonisht fara të thata e të bluara.

Niveli i toksinave tek farat e mandarinave

Megjithatë në shumë vende, farat e mandarinës nuk kanë gjetur përdorim të njëjtë dhe mjekët kanë rekomanduar kujdes.

Në vendet perëndimore, shkencëtarët besojnë se farat e agrumeve siç janë portokallet, qitro, limonët, limonët jeshilë dhe mandarinat përmbajnë sasi të vogla toksinash.

Megjithatë farat e një fruti të vetëm nuk përmbajnë mjaftueshëm toksina sa të shkaktojnë dëm në organizëm./sot.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.