Patatet e skuqura mund ti shijoni rehat sipas dietologes se njohur, nese i gatuani ne kete menyre

Disa te reja mbi patatet e skuqura – Kimia e skuqjes

Ndryshimet kimike qe pesojne vajrat gjate skuqjes kane si rezultat formimin e substancave te padeshiruara, disa nga te cilat kane efekt toksik dhe kan ce rogjen.

Ne shume vende te botes jane caktuar kufij te nderrimit te vajit ne restorante dhe nuk lejohet te kalojne ne nivele te rrez ikshme subst ancat e demshme ne vajin e gatimit.

Era karakteristike e skuqjes eshte pasoje e formimit te nje produkti teper te demshem qe quhet tra ns-tra ns-2,4 dekadienal. Nga thithja e vazhdueshme nepermjet frymemarrjes te kesaj substance jane shtuar rastet e shfaqies se kan cerit nder guzhinjeret e restoranteve kineze te cilet e perdorim shume gatimin e skuqur.

Nga nje studim laboratorit kimik te universitetit Harokopio te Athines, eshte pare se kjo substance gjendet me shumice ne patatet e skuqura ne restorante me vaj luledielli dhe shume me pak ne patatet e skuqura ne shtepi me vaj ulliri.

Patate te skuqura ne shtepi, me vaj ulliri, cfare tregoi studimi?
Pas skuqjes se pare, vaji i ullirit nuk u oksidua dhe nuk u formuan substanca te padeshirueshme.

Ky fakt vjen si pasoje e permbajtjes se larte te vajit te ullirit ne acide lyrore te pangopura me nje lidhje te dyfishte (MUFA), dhe duron ne temperatura te larta mjaftueshem per skuqje, (deri ne 180 grade Celcius). Per me teper vaji i ullirit permban natyrshem antioksidante. Megjithate keta antioksidante fillojne te shkat errohen gjate skuqies, por jo krejtesisht.

Patatet e riskuqura ne restorante me vaj vegjetal

Vaji u oksidua qe ne skuqien e pare dhe duhej te nderrohej.
Oksidimi vjen si pasoje e permbajtjes se larte te cideve lyrore te pangopura me shume lidhje te dyfishta (PUFA), te cilat ne temperature me te larte se 160°C oksidohen lehte dhe prodhojne substanca te demshme si perberes te polimerizuar, akrilamide per shkak te ushqimit qe skuqet, etj. Por zakonisht, restorantet ne kete temperature gatuajne.
Nder keto vajra mund te permendim vajin e lulediellit dhe vajin e misrit.

Fituesi i studimit

Pa dyshim patatet e fresketa, te skuqura ne shtepi me vaj ulliri
Vaji i ullirit ekstra i vi rgjer mund te rezistoje deri ne 30min skuqie. Me pas duhet patjeter te nderrohet. Gjithsesi, nje vaj qe e keni perdorur mos e mbani gjate pasi ai vazhdon te oksidohet. Per te njejten arsye nuk duhet te hidhni vaj te fresket ne vaj te prdorur.

Perfundimi

Ne kuzhinen tuaj mbani vetem vaj ulliri, mundesisht ekstra te vi rgjer! Pa dyshim qe skuqia eshte mire te evitohet, por nese ju pelqejne shume patatet e skuqura prefrojini ne shtepi, te fresketa dhe te skuqura ne vaj ulliri. Mos harroni, gjate skuqjes ta mbuloni tiganin me kapak.

-Si te ulni rrez ikun gjate skuqjes – 5 keshilla:

-Perdorni vetem vaj ulliri per skuqje, sa me cilesor aq me mire

-Mos skuqni ne tigane hekuri dhe bakri

-Nese shihni qe vaji nxjerr tym, ulni temperaturen

-Mos perdorni te njejtin vaj dy here

-Nese do te skuqni patate, pasi ti prisni lerini ne uje per 10minuta, me pas largojani mire ujin dhe hidhini ne tigan. Mos i lini te marrin ngjyre kafe!/Blerina Bombaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.