Si pritet te nis fundjava dhe a do te jene prezente rreshjet e shiut? Meteorologia tregon detajet

Vendi ynë mbetet përgjatë pjesës së parë të ditës me kthjellime. Vetëm përgjatë pjesës së dytë do të kemi kalime të lehta vranësisrash disi më të dukshme në zonat malore.

Ndërkohë përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi sot mbetet serisht i ftohtë ku temperaturat kanë zbritur deri në -3 apo -4 grade celcius ne zonat më të thella. Ndërkohë kryeqyteti ka regjistruar vlerë minimale 3 gradë celcius.

Parashikohet që në mesditë termometri të ngjitet jo më shumë se 13 gradë celcius.

E premtja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke berë që pjesa e parë e ditës të jetë kryesisht me alternime, kthjellimesh dhe vranësirash.

Ndërkohë për gjatë orëve të drekës dhe mbasdites kemi shtim të mundësise për rreshje, fillimisht ne zonat jugore dhe me pas në shtrirjen bregdetare dhe më gjerë.

Rreshjet e shiut do të jenë të pakta ndërkohe zonat malore do të rrezikohen për rreshje te pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit pergjate mëngjesit të premtes do të rriten me të pakten 2 gradë celcius duke bërë që minimumi të ngjiten deri ne -1 grade celcisus. Nderkohe do te kemi një renie te lehte ne vlerat maksimale.

Fundjava pritet qe te jete nen ndikimin e rreshjeve te shiut pothuajse ne te gjithe territorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.