Pas një mungese të gjatë në daljet publike, Monika Kryemadhi është bërë e “gja llë” për herë të parë që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Kryemadhi është shfaqur me një look të ri në ditën e tretë të kampit të LRI-së në Jalë. Me flokë të shkurtra, Kryemadhi u shfaq tepër e emocionuar pas fjalimit të Ardit Çelës, teksa ajo vetë nuk mbajti një fjalim në takimin e mbrëmjes së djeshme mes të rinjve të LRI-së.
“Kam një falenderim të jashtëza konshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë revolucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi.
Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufepritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.