Motì merr kthesen e paprìtur: Ja se sì do te paraqìtet motì kete fundjave sìpas meteorologes se njohur

Nxirrni veshjet e trasha nga garderoba. Meteorologët paralajmërojnë rënie të vlerave të termometrit duke filluar nga e premtja. Sipas Lajda Porja nga shërbimi “Meteoalb” I ftohti do të kulmojë të dielën dhe do të zgjasë deri të mërkurën e ardhshme.

“E premtja dhe e shtuna sjell një rënie me 1 dhe 2 gradë, ndërsa dita e dielë do të ketë ndryshim total në temperaturat për shkak të masave ajrore nga poli i verit që do të zgjasin deri në mesin e javës tjetër. Temperaturat do të jenë tipike dimri nga 1 gradë në zonat malore, dhe maksimalet do të jenë jo më shumë se 19 gradë”, ka thënë Porja.

I ftohti parashikohet të ndjehet më tepër dhe për shkak të stuhive të erës që parashikohet të përfshijnë vendin. Më problematike tregon meteorologia, Lajda Porja situata do të jetë në zonat jugore.

“Kryesisht qarku i Vlorës dhe i Sarandës shpejtësia e erës do të jetë 65 km- 70 km në orë.”

Në jug dhe veriperëndim të vendit nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

“Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat jugore, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Reshje do të kemi gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesin e të dielës”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Megjithëkëtë tetori parashikohet të mbyllet si një muaj tipik vjeshte. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *