Rritje e punesimit dhe rritje ekonomike: Gjithashtu mbeshtetje per hapjen e negociatave

Në përfundim të vizitës në Itali, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Shefi i diplomacisë italiane ka pohuar mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e negociatave, ndërsa foli edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Konfirmoj mbështetjen tonëe për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane për hapjen e negociatave para fundit të vitit. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin.

Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm t’i kemi operative idetë. Ne si italianë duam të jemi protagonistë të realizimit të tyre. Duam të japim një kontribut për rritjen e punësimit dhe forcës ekonomike”, u shpreh Di Maio.

Kryeministri Rama përmendi në vija të gjera fokusin e fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve, pa lënë mënjanë drejtësinë dhe sigurinë.

“Ne që nga nesër do të vazhdojmë të punojmë mbi këto projektet që kanë të bëjnë me hedhurudhat, ekonominë detare, projektet infrastrukturore dhe të energjisë, bujqësia, tranzicioni ekologjik, turizmi, kultura, sigurisht pa harruar ato shtylla që kanë karakterizuar gjithmonë si pika të përbashkëta bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.