Ndryshon programi per bujqesine: Ja disa nga hapat qe pritet te merren ne vazhdim

Programi i Qeverisë së Kosovës për bujqësinë, pylltarinë dhe zhvillimin rural është orientuar në politika të duhura zhvillimore, të cilat janë të adresuara qartë në plane dhe strategji adekuate.

Kjo është bërë e ditur sot në konferencën e përbashkët të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Faton Peci dhe Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të cilët krahas prezantimit të politikave zhvillimore të këtij sektori, kanë treguar se edhe përkundër gjendjes në të cilën e kanë gjetur këtë marrjen e këtij mandati, kanë arritur që ta avancojnë këtë sektor duke eleminuar obligimet financiare ndaj fermerëve, duke mundësuar shpalljen e Programit për Pagesa Direkte 2021 në vlerë prej 21 milionë euro e duke e bërë këtë vit kalendarik si vitin me përkrahjen më të madhe ndër vite me mbi 50 milionë euro në kategorinë e subvencioneve.

Kryeministri Albin Kurti, ka treguar se në MBPZhR paralelisht janë duke e vënë në funksion zbatimin e rendit dhe ligjit bashkë me vendosjen e rregullave dhe kritereve për mbështetjen e sektorit të bujqësisë. “Sektori i bujqësisë është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë sepse përveç që prodhon e krijon ushqim, krijon edhe vende pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published.