Nje nder tranjeret me te mire: Ramadani le ekipin e Prishtines

FC Prishtina e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Zekirija Ramadani.

“Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.

“Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshiron përzemërsisht suksese në karrierë”, shkruan FC Prishtina në Facebook.

Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin. Te gjithe e njohin te kaluaren e tij, ajo qe duhet theksuar eshte guximi dhe strategjia qe ai perdorte per te pasur rezultate sa me te mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.