I thashë Tinkë shumë po rrojmë, Po tha, ‘po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam

Aktorja e njohur me titull “Nderi i kombit” Margarita Xhepa, mbushi 90 vjeç vetëm pak ditë më parë.

E ftuar në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, aktorja rrëfeu shumë ngjarje të jetës së saj si dhe foli për rolet në filmat ku ka marrë pjesë.

Kur u pyet për kolegët, ajo që mori vëmendjen ishte lidhja e saj e ngushtë me aktoren e njohur Tinka Kurti. Xhepa u shpreh se me Tinkën janë shumë të afërta dhe se bashkëpunojnë shpesh bashkë në festivale të ndryshme.

Me nota humori Margarita tregoi një pjesë nga biseda më e fundit me Tinkën e cila lidhej me moshën e tyre.

“I thashë Tinkë shumë po rrojmë, Po tha, ‘po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam marrë kadalë kadalë’,” citoi aktorja e njohur duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre në një film të ri.