Secila qepë siguron përbërës esencial ushqyes dhe probiotikë për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Kur është fjala për shijen, qepa e verdhë është më e përshtatshme dhe me të ka shumë pak shanse që të gaboni.
Mirëpo, ekziston edhe një shenjë të cilën mund ta ndiqni me rastin e zgjedhjes së qepës të cilën do ta përdorni në gjellë – zorrët tuaja.
Disa njerëz kanë probleme me tretjen, sepse hanë lloje të caktuara qepësh. Pos tretjes, disa mbase më mirë është të hanë qepën e zier ngadalë sesa qepët e reja të prera në copë.
Nëse pas ngrënies së llojit të caktuar të qepës ndieni fryrje të stomakut apo ju mundon tretja, atëherë mbase ai lloj varieteti apo mënyra e zierjes nuk janë për ju.
Qepa është zgjedhje e shkëlqyeshme e përbërësve ushqyes. Pa marrë parasysh cilin lloj e keni zgjedhur, çdo lloj përmban një dozë të mirë antioksidanti. Të gjitha varietetet përmbajnë flavonoide, të cilat lu. ftojnë kundër radikaleve të lira dhe njihen si kuercetin, transmeton telegrafi.
![](https://www.gazetadiaspores.com/wp-content/uploads/2021/11/fsdagerbhe.png)
Është treguar që kuercetina ndihmon shëndetin kardiovaskular, mbron potencialisht nga disa lloje të kan. ce rit dhe ul shty pjen e gja. kut dhe kolesterinën.
Qepa është burim i mirë i probiotikëve, të cilët ushqejnë bak teret e mira në zorrë. Qepa e kuqe përmban antociane e fitokimikate, të cilat ia japin nuancën e kuqe.
Kjo do të thotë që qepa e kuqe përfundimisht është “më e shëndetshmja”, por me siguri ka edhe disa shtesa të përbërësve ushqyes. Çdo qepë siguron përbërës esencialë ushqyes dhe probiotikë për shëndetin e tërësishëm.
Pesë lloje – pesë qëllime
Qepa e kuqe: ka shije të shijshme kur piqet në prush, por mund ta hani të gjallë, në sandviçë ose me qebapë. Qepët e kuqe janë të mira për sallata dhe turshi.
Qepa e zakonshme: ky varietet është standard kur përgatisni supë, salca dhe gjellë tradicionale.
Qepa e verdhë: këtë qepë më së shumti përdoreni në gjellë, siç janë perimet dhe mishi i pjekur.
Qepa e ëmbël: ka shije të shkëlqyeshme kur karamelizohet dhe përdoret për ushqime kulmore apo në marmelata me qepë.
Qepa e re: mund ta përdorni në mënyra të ndryshme – ta përzieni në supa, sallata, lyerje, salca apo ta hani të gjallë.