Deri me date 15 Dhjetor: Lajda Porja tregon se cfare pritet me motin gjate

Muaji dhjetor do të nisë me temperatura të akullta per shkak te debores dhe nuk do mungojne reshjet e shiut. E mërkura pritet të sjellë temperature të ulëta, ndërsa fundjava, rikthen reshjet e borës dhe shiut në gjithë vendin.

Zonat më të ngarkuara me reshje pritet të jenë në veri, por edhe Durrësi dhe Vlora mbeten të rrezikuara për përmbytje.

“Parashikohet që të kemi ndërprerje të reshjeve që sot pasdite. Dita e nesërme do jetë e ftohtë, por pa reshje. Përmirësimi është i përkohshëm, pasi të premten një tjetër sistem vranësirash do të pushtojë vendin, duke risjellë reshje shiu dhe bore. Pra fundjava do ketë reshje.

Reshje të dendura bore priten në zonën e Peshkopisë, Burrelit. Pak më ndryshe do jetë zona e jugut. Në Vlorë, do ketë shira, por më të pakët. Mund të ketë rrezik për përmbyjtje. Situata pritet që të jetë problematike të premten dhe në fundjave. Durrësi dhe Vlora janë qytetet më të rrezikuara.

Problematika do ketë në zonat malore, në verilindje dhe juglindje. Pritet të ketë reshje të shumta bore, sidomos të dielën. Nesër nuk do ketë reshje bore, por ngrica”, tha Porja.

Reshje të dendura shiu do të ketë edhe në Tiranë, veçanërisht të premten dhe të shtunën.

“Në Tiranë shirat do jenë prezent që të enjten vonë. Do ketë një sasi të konsiderueshme reshjesh në Tiranë, të premten dhe të shtunën. Epiqendra e vranësirës do jetë në veri, Shkodra dhe Lezha, kryesisht. Të gjitha reshjet e muajit kanë rënë vetëm gjatë fundjavës”, tha sinoptikania.

Por sa do zgjasë moti i keq? Sipas Lajda Porjes, të paktën deri më 15 dhjetor do të kemi të njëjtën situatë.

“Deri më 15 dhjetor do kemi thuajse të njëjtën situatë. Deri më 15 dhjetor, situate nuk do të jetë shumë e favorshme”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.