Ja sa vjeçare duhet te jete Aloe Vera per t’ì marre asaj te gjìtha vlerat te cìlat

Aloe Vera ka shumë veti: qetësuese, tonifikuese, pastruese, rimineralizuese, anti-inflamatore, ushqyese. Është një përbërës bazë për të bërë një maskë fytyre. Sipas legjendave, Kleopatra e Egjiptit e përdorte aloe verën për të ruajtur të freskët lëkurën e saj.

Por edhe shkenca nga ana tjetër, e konfirmon se mjafton një gjethe e kësaj bime të jashtëzakonshme për t’i dhuruar efekte të pabesueshme lëkurës së fytyrës dhe qafës.

Maskë me aloe vera e përgatitur vetë

Aloe Vera është një nga bimët më efikase për trajtimet anti-plakje, për fytyrën dhe qafën: dhe jo rastësisht është si bazë e produkteve kozmetike relativisht të kushtueshme.

Por ju mund të kurseni para, nëse e përgatisni vetë një maskë me aloe vera duke qenë se rritet lehtësisht në vazo.

Cilat janë hapat që duhet të ndjekim për të përgatitur një maskë anti-plakje me aloe vera në shtëpi?

-Prisni një gjethe nga bima juaj e aloe vera. Që kjo bimë të jetë ideale, duhet që të jetë 5-vjeçare.

-Prijeni për së gjati gjethen duke i hequr tulin me anë të një luge

-Ky xhel është një eliksir i vërtetë bukurie, rifreskues dhe qetësues.

-Xhelin që keni përftuar aplikojeni në lëkurën e fytyrës dhe në pjesët më të ekspozuara si dekolteja, qafa dhe duart, gishtat, si të ishte një krem normal.

-Lëreni në lëkurë për gjysmë ore duke përjashtuar zonat e syve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.