Dita e sotme vijon me mot të paqëndrueshëm, po ashtu dhe fundjava nuk ka ndonjë ndryshim në kushtet e motit, të paktën kështu do të jetë deri ditën e hënë, ku presim mot të paqëndrueshëm, prezencë të reshjeve në sasi të pakëta.
Sipas meteorologes Tanja Porja, ajo që vlen të theksohet është se temperaturat mbeten relativisht të larta, dhe rënia do të jetë e lehtë dhe graduale vetëm në orët e mëngjesit dhe pasdites.
Shfaqje të reshjeve të dëborës do të kemi sot, nesër dhe të dielën dhe 3 ditët e javës së ardhshme. Por, nga sot deri të dielën reshjet e dëborës mbeten të lokalizuara.
Nga e mërkura në vijim, moti merr sërish kthesë të madhe, tha Porja.
“Kemi patur në fillim të janarit mot me diell në të gjithë vendin, temperaturat kanë kaluar 20 gradë, ndërkohë presim që kjo situatë do të vijojë deri të martën. Të martën do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave në mëngjes dhe mesditë.
E njëjta gjë vijon të mërkurën. Pas të mërkurës presim 7-10 ditë me tablo krejt ndryshe të motit. Mot shumë i ftohtë, me temperatura deri në -10. Ditët më të ftohta të janarit dhe të të gjithë dimrit. Java e fundit e janarit do të rikthejë kushtet e motit të ngrohtë, dhe nëse temperaturat do të jenë në 17 gradë, mund të ketë dhe reshje.
Nga sot, deri në datat 22-23 janar reshjet bëhen prezente por në sasi të pakëta. Krahasuar me janarin e një viti më parë, në këtë datë veriu ka qenë i përmbytur. Këtë vit moti është stabël. Nuk presim ndonjë ngjarje për t’u shënuar përveç të ftohtit”, tha ajo.