Pranvere e parakohshme, si do të na surprizojë moti me temperaturat kete fundjavë te SHKURTIT

Dita e sotme ka patur përmirësim të dukshëm të motit duke sjell ndërprerjen e reshjeve dhe kthjellim në pjesën më të madhe të teritorit.

Këto kthjellim do të shoqërojnë vendit gjatë ditës, edhe pse mëngjesi ka nisur pak më i ftohtë, temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 17 gradë.

Këto kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe ditën e nesërme së bashku me një jetër rritje të temperaturave, duke ngjitur termometrin deri në 18 gradë në zonat bregdetare, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

E shtuna gjithashtu vazhdon në këtë linjë të rritjes të vlerave termike duke i çuar temperaturat deri në 19 gradë celcius.

Dita e diel vazhdon më e qetë, ku në pjesën e dytë të ditës do të shfaqen vranësirat të cilat do të sjellin edhe reshjet të pakta shiu, kryesisht në zonat e izoluara në veri dhe pjesërisht në zonat qëndrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.