Ky eshte vajì qe grate duhet te perdorìn pas te 30-tave, mban keto 3 probleme larg

Nuk dimë t’ju themi me siguri në cilin vit brokoli u bë pjesë e kuzhinës shqiptare, por nga ajo kohë e deri më sot është shndërruar në ingredientin e preferuar të shumë recetave dimërore.

Por brokoli nuk duhet përdorur vetëm në kuzhinë, vaji i prodhuar prej farave të tij , nëpërmjet presimit të ftohtë, është gjithashtu një aleat i shkëlqyer i bukurisë femërore. Për më tepër pas të 30-tave kur natyrshëm, flokët, lëkura dhe trupi fillon të japë shenjat e para të plakjes. Mjafton vetëm një pikë dhe do të shpëtoni nga problemet e mëposhtme:

1.Ushqen dhe hidraton flokët: Ekspozimi i gjatë në diell, mospërdorimi i locioneve me faktor mbrojtës, përdorimi i pakontrolluar piastrës dhe tharëses dhe uji i pishinave, janë disa prej faktorëve që dëmtojnë më së shumti flokët gjatë verës.

Për këtë arsye Living ju këshillon të përdorni vaj brokoli. I pasur me acide yndyrore Omega-6 dhe Omega-9, ky vaj jo vetëm që ushqen flokët, por edhe përshpejton rritjen e tyre. Masazhimi me vaj brokoli është po ashtu një zgjidhje shumë efektive për majat dyshe.

2.Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit: Edhe pse shpenzoni sa qimet e kokës për të blerë sa më shumë kremëra kundra diellit, sërish nuk i shpëtoni skuqjes dhe djegieve?

Mos u shqetësoni, vaji i brokolit mund të zëvendësojë fare mirë gjithë këto blerje të shtrenjta e të kota. Ai ka në përmbajtjen e tij sulforan, një përbërës organik që mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë, ju ndihmon të nxiheni njëtrajtësisht dhe parandalon kancerin e lëkurës.

3.Parandalon plakjen e parakohshme: Vaji i brokolit ka përmbajtjen e tij një përqindje të lartë vitamine A dhe acidi linoleik, dy përbërës që luftojnë plakjen e parakohshme dhe zhdukin çdo rrudhë nga fytyra juaj.

Vitamina A zëvendëson fare të gjithë produktet kozemtike që përmbajnë Retinol, ky i fundit provokon shumë efekte anësore si skuqje dhe irritim të lëkurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.