Do te bjere bore sot ne Tirane ? Ja si e kane parashikuar meteorologet

Tirana dhe Shqipëria janë zgjuar sot me temperature të ulta ku në pjesën më të madhe të vendit sipas Meteoalb ka ose do të ketë reshje dëborë.

Mësohet se dëbora do të bjerë në pjesën dërrmuese të vendit në lartësi mbi 200 metra.

Këtu përfshihen edhe zonat e Tiranës mbi këtë lartësi. Gjasat janë të pakta që reshjet e dëborës të bien brenda në kryeqytet, ndërkohë që aktualisht ka reshje dëbore në Dajt.

Temperaturat minimale në qytet do të jenë lehtësisht mbi 2°C dhe shpejt rreth ores 7 të mëngjesit, temperaturat ngjiten mbi 4°C duke mos lejuar reshje dëbore në Tiranë.

Pas mesditës, temperaturat do të ulen ndjeshëm ndërsa moti do të nisë të kthjellohet në veri.

Gradualisht edhe në qendër dhe pjesën më të madhe të zonave jugore duke lënë juglindjen me reshje të pakta dëbore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.