Mìsìonì ì veçante qe do te kene sorrat ne kete qytet te Suedìse

Për të mbledhur cigaret e hedhura në rrugët dhe sheshet e qytetit, Suedia po angazhon sorrat, si pjesë e një nisme për uljen e kostos për këtë punë.

Ato e kryejnë detyrën duke marrë pak ushqim për secilën cigare që e vendosin në një makinë të dizajnuar nga një kompanie e re në Södertälje, afër Stokholmit, shkruan The Guardian.

“Ata janë zogj të egër që po marrin pjesë vullnetarisht”, tha Christian Gunther-Hanssen, themelues i kompanisë “Corvid Cleaning”, e cila qëndron prapa kësaj metode kreative.

Fondacioni “Mbaje Suedinë të Pastër” thotë se më shumë se një miliard cigare të harxhuara lihen në rrugët e Suedisë çdo vit, duke përbërë 62 për qind të të gjitha mbeturinave. Qyteti ku po realizohet projekti shpenzon 20 milionë krona suedeze ose rreth 1.9 milion euro për pastrimin e rrugëve.

Gunther-Hanssen vlerëson se metoda e tij do të mund të kursente të paktën 75 për qind të kostos që ka të bëjë me mbledhjen e cigareve të harxhuara në qytet.

Autoritetet lokale janë duke zhvilluar fillimisht një pilot-projekt para se ta marrin vendimin potencial për zbatimin e kësaj metode në tërë qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.