Studìmì: Nese vuanì nga kjo semundje duhet te konsumonì me patjeter 1 veze ne dìte, mesojenì

Veza përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm për një dietë të ekuilibruar. Një vezë përmban 71 kalori, 13 vitamina dhe minerale esenciale, proteina të cilësisë së lartë, yndyrna të pangopura, omega-3 esenciale (DHA) dhe antioksidantë: luteinë dhe zeaxanthin (karotinë me veti potenciale kundër kancerit dhe sigurisht përfitime për shikim të mirë).

Më parë veza ishte fajësuar për kontributin e saj në rritjen e kolesterolit. Megjithatë, të dhënat e fundit shkencore e kanë shfajësuar dhe në fakt e bëjnë një superushqim të vlefshëm.

Përveç kësaj, shkencëtarët e kanë klasifikuar atë në kategorinë e “ushqimeve me densitet të lartë ushqyes”, pasi është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës të tjerë me veti të dobishme.

Kohët e fundit, një studim zbuloi se nga veza përfiton shëndeti kardiovaskular duke reduktuar rrezikun e goditjes në tru.

Studiuesit nga Instituti EpidStat në Michigan analizuan 7 studime të mëparshme mbi rolin e vezës në shëndetin kardiovaskular dhe arritën në përfundimin se nuk ka asnjë lidhje të qartë midis konsumimit të rregullt të vezëve dhe sëmundjeve koronare të zemrës ose sëmundjeve kardiovaskulare.

Në fakt, konsumi i përditshëm i vezëve duket të jetë i lidhur me një rrezik të reduktuar të goditjes në tru.

Leave a Reply

Your email address will not be published.