Kujdes pasì nuk eshte aq e lehte, sì duhet ne tua shpjegojme femìjeve luften, nuk duhet t’ìu themì “t’ì s’kupton apo tì genjejme

Lufta në Ukrainë ka dhënë ndikimin e saj në psikologjinë e të rriturve tashmë dhe në situata të tilla lind natyrshëm pyetja e reflektimit të saj te fëmijët.

Pediatrja e njohur Lira Gjika sugjeron në “Rudina” në Tv Klan se atyre duhet t’iu jepet një informacion mbi luftën.

Në të njëjtën linjë, kjo situatë mund të shfrytëzohet për t’iu mësuar fëmijëve ndjenjën e dhembshurisë për të tjerët.

Lira Gjika: Është një situatë e rëndë që fëmijët nuk duhen lënë jashtë, duhet t’iu tregojmë solidaritetin.

Duhet t’iu mësojmë që ne vërtet nuk kemi luftë, por duhet të mendojmë për fëmijët që janë në luftë apo prindërit e tyre, ne me zemër jemi me ta.

Të mësohen fëmijët të jenë të dhimbsur. Dhimbsuria është shumë e rëndësishme, të jep mundësinë të menaxhosh veten dhe të dish të ndërveprosh me të tjerët.

Ne vazhdojmë të kultivojmë hakmarrje dhe padashje, jo se duam, por jemi të papërgjegjshëm me fjalët sepse etiketojmë, i gënjejmë fëmijët, i themi “ti s’kupton”, mallkojmë.

Them që ka ardhur koha të jemi më të përgjegjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.