ARSYEJA / Perse po rritet ndjeshem çmimi i vezeve ne vend

Shtrenjtohen vezët me 40 deri në 50 lekë për paketim. Nga një vëzhgim i bërë në kryeqytet ,tregtarët paralajmërojnë se në ditët në vijim çmimi i vezëve do të pësojë një tjetër shtrenjtim.

Virusi që ka shkaktuar ngordhjen masive të pulave ka ndikuar në uljen e prodhimit vendas të vezëve.

Qytetarët kanë zgjedhur që të blejnë në pikat e shumicës ku çmimet janë më të lira se në supermarket. Ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë jetesën pasi produktet më të domosdoshme të shportës janë rritur ndjeshëm.

Virusi i pulave boshatisi pularitë në Durrës.

Ndërsa për sa i përket shifrave të shpendëve të ngordhur, ato nuk përputhen mes vetëdeklarimit të pronarëve të pularive dhe konstatimit të ministrisë. Kjo e fundit thekson se kanë ngordhur 200 mijë pula, ndërkohë që pronarët e pularive këmbëngulin në shifrën 500 mijë. /abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published.