Tanì ne pranvere nderrohet gjaku, specìalìstì: Perse duhet qe te tregohenì te kujdesshem

Pranvera sjell edhe atë që ne e quajm ndërrim të gjakut në trupin e njeriut.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka treguar si ndodh ky fenomen, simptomat dhe ushqimet që duhet të konsumojmë më së shumti gjatë kësaj përiudhe.

Komentet Gjeta i bëri në “ABC e Mëngjesit”, ku ishte i ftuar.

Ai ka theksuar se uji është kryesori dhe përdorimi i lëngjeve duhet të jetë sa më i shpeshtë.

“Janë krijuar gjatë dimrit dhe hahen tani, jeta gjallërohet, stina ka ndryshuar. Kemi nevojë për ushqime që janë për këtë periudhë.

Ne në çdo orë, jemi tjetër kush, sepse qelizat tona ndahen, shumëzohen, e ruajmë identitetin por kur fillojmë llogaritjet ndryshojmë. Kjo gjë është një ndjeshmërie e madhe, jo vetëm për nga veshja por edhe së brendshmi po bëjmë një ndryshim.

Trashja e gjakut është e ndryshme, mendoni një sportit sa i ngrirë është kur zgjohet më 25 janar dhe sa i mpirë është më 25 mars.

Njeriu ndjen këputje, lodhje, i duket sikur i dhemb mesi, veshkat, ndjen lodhje, duket i pamotivuar. Kjo ndodh se duket sikur nuk janë të përgatitur për këtë hap.

Gjëja e parë që duhet të kemi kujdes është hidratimi, duhet ta zëvendësojmë me supëra, të cilat gjatë dimrit i kemi pasur si gjellë me makarona apo oriz, tani duhet t’i kemi shumë të lëngshme.

Nuk duhet të harrojmë çajrat dhe sallatrat e ndryshme. Duhet të pimë sa më shumë ujë. Unë rekomandoj gjithmonë çajrat të vendit si çaji i zi, apo rigoni që shumë nuk e njohin si çaj, blini, rozmarina, hithra, pra çfarëdolloj çaji, veçanërisht te sëmurët me zemër gjethja e ullirit, e cila lihet të zjehet 7 minuta”, u shpreh Gjeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.