Arian Çani : Keto jane 2 prapaskenat e doreheqjes se Bashes

I ftuar në MCN TV, analisti Arian Çani e konsideron dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD një truk dhe lojë që ai ka bërë duke biseduar me besnikët e tij në parti.

Çani tha se Basha është “i mbyturi” që kërkon të kapet diku, dhe ai shpreson se deri në 2025-ën do të jetë deputet duke pritur ndonjë veprim nga SPAK, apo ngjarje tjetër.

“Është një truk që Basha ka përdorur me njerëzit besnik. Alibeaj është një prej tyre.

Pasi e pa që është vetëm, me siguri do jetë ulur me Bardhin, Alibeajn dhe Tabakun dhe ka thënë që s’ia vlen më të vazhdojë, unë po jap lajmin që po tërhiqem, ti Enkelejd do jesh kryetar i komanduar dhe kryetari i ri do zgjidhet pas zgjedhjeve të 2023-shit.

Duket që s’është dorëheqje e pastër, e parevokueshme. Është një truk që Basha mendon se do ta ndihmojë për t’u rikthyer shpejt në atë që ka mbetur tani PD-ja.

Më duket një vetëvrasje politike kjo që po bëjnë. Ose është vetëvrasje e paramenduar, ose s’kanë pasur rrugëzgjidhje tjetër. Duan ta ruajnë këtë parti të mbetur me 12 për qind. Ka thënë me vete, me Berishën jemi ndarë njëherë e përgjithmonë, por ça do humbasim nëse sigurojmë veten tonë deputet.

Nuk thonë kot që i mbyturi të mbyt. Në këtë rast Basha që është i mbyturi, duhet të kapet diku. Ai pretendon që deri në 2025-ën do jetë deputet, në 2025 nuk i dihet si vjen puna, doktorit mund t’i bjerë SPAK-u, një aksident, ai s’ka çfarë humbet më. Ai mund të bëjë gjithçka për të siguruar të paktën mbijetesë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.