Kamomili është bimë mjekësore shumë e njohur në vendin tonë. Përmban salicylates dhe mikronutirentë quercetin, choline, vitaminat B1, B2, B3 dhe C.
Është diuretik, anti-inflammatori, antialergjik, qetësues dhe shërues. Ndihmon për të hapur oreksin, në tretjen e mirë, gjumin, qetëson nga dhimjet e kokës dhe dhimbjet e barkut .
Duke mbajtur në gojë ujin e kamomilit ndihmon te infeksionet e vogla të gojës dhe të mishit të dhëmbëve.
Në fasha të lagura ndihmon në trajtimin e problemeve të vogla të lëkurës dhe të skuqjes së syve.
Vaj nga kamomili përdoret për të shëruar djegie të vogla.
Kamomili shumë rrallë krijon ale rgji. Por në sasi të mëdha krijon shqetësime në stomak.
Kamomili është i njohur tek ne në formën e çajit të ngrohtë. Është me efektive kur bëhet nga lule të freskëta.
Kujdes: Kur bëhet çaj me lule të thata është mirë mos të ziejnë bashkë me ujin e ngrohtë por në ujin e grohtë të lihet vetëm për rreth 2 minuta.