Teksa vitet kalojnë lëkura jonë pëson shumë ndryshime, rrudhosje e tharje. Njollat e moshës, njolla të vogla të errëta të lëkurës, janë të zakonshme dhe si rezultat i ekspozimit në diell edhe plakjes ndër vite.
Kanceri i lëkurës mund të shkaktojë një sërë anomalish, një gungë ose nishan që mund të jetë me shkëlqim, kruarje, shumëngjyrësh ose me luspa.
Kanceri i lëkurës melanoma, forma më vdekjeprurëse e sëmundjes, mund të çojë në një nishan të ri me formë të çrregullt që ka më shumë se një ngjyrë.
Si duket një njollë normale e moshës?
Përveçse është i ndjeshëm ndaj rritjes, Sagar Patel, një specialist i dermatologjisë tha se “njollat e moshës në përgjithësi janë një ngjyrë e lehtë dhe uniforme, pa asnjë pigment të parregullt”.
“Ky është pigmenti natyral në lëkurë dhe njollat e moshës, shfaqen kur melanina përqendrohet në një zonë specifike,” tha ai.
Kur duhet të shkoni te mjeku?
Shikoni duart, gjoksin ose fytyrën e një personi të moshuar dhe ka një shans të mirë që të gjeni një njollë moshe. Shumica e tyre nuk janë “asgjë për t’u shqetësuar”, tha Sagar.
Vëzhgoni ndryshimet e lëkurës dhe paraqituni te mjeku në këto raste:
1. Asimetri, kur gjysma e nishanit nuk përputhet me tjetrën.
2. Kufiri, kur konturi i nishanit është i parregullt, ose i paqartë.
3. Ngjyra, kur ndryshon në të gjithë dhe/ose duket se nuk ka ngjyrë uniforme.
4. Diametri, nëse është më i madh se 6 mm.
5. Evoluon, ose ndryshon nishani.