Avokatja e emisionit “Shihemi ne gjyq”, Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve, duke marrë pjesë në një seancë gjyqësore ne Gjykatën e Faktit ne Përmet
Avokatet e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani ne hyrje te gjykatës por ajo ka hyre ne godine duke thyer bojkotin.
Dhoma e Avokatisë se Gjirokastrës ku pjese jane edhe avokatet e Permetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore ne Gjykaten e Permetit dhe bashkë me te, i ka dërguar Komitetit te Disiplines te Dhomës Kombëtare te Avokatise ne Tirane, nje ankese ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licences.
Kujtojmë se Harta e re Gjyësore ka bërë që avokatët të bojkotojnë deri në një njoftim të dytë.