Eva nuk na u duk e pershtatshme per ate rol, flet regjìsorì Indrìt Cobanì pas deklaratave te aktores Eva Alìkaj

Regjisori Indrit Cobani ka reaguar pas deklaratave të aktores Eva Alikaj, e cila u shpreh se i nuk i kishte dhënë një rol në teatër.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tha se nuk ka asnjë lloj zënke mes tyre, thjesht Eva nuk i ishte dukur e përshtatshme për atë rol.

Indriti theksoi se aktorja është një mikeshat më të mira për të dhe një nga aktoret më .të dashura

“Unë isha duke bërë prova se jam duke punuar për diçka dhe më vini video në Whatsapp. Ca bëhet kështu? Më vonë e hapa dhe e pash, nuk e kam parë emisionin e plotë. E kanë portalet këtë ortekun e krijuar.

Eva është një nga aktoret më të dashura dhe një nga mikeshat e mia më të mira. Nuk e di për cilën shfaqe e ka, ndoshta e ka për shfaqjen Edmond që unë kam vënë në skenë bashkë me Andian.

Unë kam biseduar bashkë me Evën për të qenë pjesëmarrese. Andia i ka ofruar një rol po nuk ka pranuar për arsyet e saj. Ndërsa tek Edmond, 4 gocat që pata fatin të punoja, po ta shikosh me vëmendje e kupton që aktorët janë të një brezi tjetri. U surprizova kur e pash këtë gjë”.

Më tej, ai ka folur edhe për eksperiencën 1-vjeçare si regjisor i “Portokallisë” dhe arsyen pse u largua.

“Ishte një eksperiencë e vrullshme. Shkoj shumë mirë. Kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me aktorët atje.

Kur e kthej kokën pas shoh që bëm një sezon krejt të veçantë bashkë me Redi Trenin, gocat dhe çunat atje. Një nga gjërat që bëmë është që i dhamë pak më shumë ngjyra televizive atje.

Nuk është se ka ndonjë arsye të fortë që e lash. Kam pasur një marrëdhënie të mirë dhe në prapaskena. Unë prej shumë vitesh jam pjesë e Top Medias në Digitalb. Angazhimet e mia që vinin më pas ishin një marrëveshje që bëra vetëm një sezon dhe ashtu rrodhën gjërat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.