Nga Ndrìçìm Xhepa e derì tek Arben Dërhemì: Aktoret e teatrìt duan rrìtje page

Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti për të rishikuar pagat e tyre.

Ata prej kohësh janë shprehur të pakënaqur nga pagesat, duke u shprehur se pavarësisht numrit të roleve, shfaqjeve, nivelit të vështirësisë së veprës, biletave të shitura, paguhen me një rrogë bazë.

Këtë herë shkak për kërkesën e tyre është bërë rritja e pagave të artistëve të TKOBM me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në letrën e tyre, aktorët e Teatrit shprehen se u vjen mirë për kolegët e TKOB, por do të donin të mos diferencoheshin.

Në kërkesën e sotme, kanë firmosur artistë si Ndriçim Xhepa, Arben Dërhemi, Anila Bisha, Naun Shundi, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Niada Saliasi dhe shumë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *