Kur do te vìj freskìmì ì motìt dhe sì do te mbyllet muajì Korrìk? Meteorologìa e njohur jep lajmìn e mìre

Dita e sotme ka nisur me një rënie në orët e mëngjesit, por mesdita nuk do të jetë njësoj. Jemi në pikun e valës së të nxehtit. E diela, sot, por edhe dita e martë dhe më pas kemi një rënie po krejtësisht graduale.

Sot presim që temperaturat të ngjiten deri në 42 gradë celcius. Në zonat malore termometri luhatet nga 15 në zonat më të thella gjatë orëve të mëngjesit deri në 38 gradë celcius diçka më shumë se 38.

Në zonat e ulëta termometri sot shënon nga 20-42 gradë celcius. 23-38 gradë celcius shënon termometri në zonat bregdetare, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

E marta mbetet sërish me motë të nxehtë, por me një rënie farë të lehtë të temperaturave të mesditës. Është dita e mërkurë ajo që presim të na sjell një ndryshim sado të lehtë të vlerave termike.

Kryesisht në zonat malore pritet ndryshimi pasi do të ketë edhe zhvillim të vranësirave në zonat malore kryesisht veriu dhe veri-lindja dhe shumë më pak jug-lindja. Rebesh afatshkurtër shiu pritet gjatë mesditës së të mërkurës në zonat e lartë përmendura.

Por pjesa e tjetër e vendit vazhdon të mbetet me diell dhe e nxehtë. Rënia e vërtetë e temperaturave pritet vetëm pas fundjavës, pra fillimi i javës së ardhshme./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.