Do tì shìhnì rezultatet qe ne 3 dìtet e para, specìalìstì: Keto jane farat qe per keto 6 semundje do t’ìu bejne

Jemi në periudhën kur korren dy fara tepër të rëndësishme, të cilat kanë benefite të mëdha në organizëm sipas specialistit Ylli Merja. Bëhet fjale për farën e zezë dhe farën e lirit.

“Farat në vetvete kanë fibra na japin një shkallë ngopje në organizëm. Minimalja që duhet të përdorni është një lugë kafe në mëngjes esëll. Afërsisht brenda 3-4 ditëve organizmi fillon një farë rigjenerimi, ikën sindromi i lodhjes së vazhdueshme, këputja trupore, shoqërohet me një rigjenerim të qelizave”, tha ai.

Farat e zeza kanë një shumëllojshmëri benefitesh në organizëm sipas dr. Ylli Merjes, ku ndër më kryesoret janë ulja e kolesterolit në gjak , rritja e resiztenës në organizëm si dhe ulja e nivelit të sheqerit në gjak. Ndër të tjera ai përmend dhe këto benefite:

“Shton fibrinën, ndërton qeliza të shëndetshme nervore, shton spermatozoidet, mban lëkurën të shëndetshme, përmirëson punën e mëlçisë, tëmthit, përmirëson punën e shpretkës” tha ai.

Ndërsa farat e lirit kanë benefite shumë të mira sidomos tek gjinia femërore në balancimin e hormoneve dhe uljen e kolesterolit në gjak. Gjithashtu kanë një numër të madh fibrash dhe mikroelementesh si bakër, magnez, fosfor etj.

Mjeku popullor Ylli Merja sygjeroi në emisionin “ Rreze Dielli” një sërë recetash që mund t’I realizoni në kushte shtëpie, duke përdorur farat e zeza ose farat e lirit për aknet, kapsëllukun, këputjen trupore etj.

Maskë për aknet:

-1 lugë supe fara liri të grira

-1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë supe kos

– 4-5 pika ekstrakt liri

-Vendoset maska mbi fytyrë, lihet 20-25 minuta

-Masazh me feta limoni, lëreni 5-10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë

Përzierje për kapsllëkun :

-Ujë 250 ml

-1 lugë çaji fara liri

-1 lugë çaji fara chia

-Përzieni dhe lëreni 10 minuta, konsumohet 10 minuta para buke

Maskë floku keratinë:

-50 ml ujë të nxehtë

-1 lugë supe fara liri

-1 lugë çaji fara chia

-Lëreni 10-12 minuta dhe më pas kullojeni

-Tek xheli shtojmë 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë kafe maskë floku ose 6-7 pika esencë sherebeli ose rozmarinë. Vendoset në kokë, mbështillni flokët për 20-25 minuta dhe më pas shpëlajeni flokun.

-Lyejeni pas tharjes flokun me vaj kokosi ose maskë floku

Lodhje dhe këputje trupore:

-1 lugë çaji mjaltë

-1 lugë çaji vaj nga fara e zezë

-1 gotë ujë ( pihet para buke)

Për dobësinë seksuale:

-100 gr arra të grira

-100 gr fara të zeza të grira

-Macha 2 lugë supe

-Mjaltë sa të mbushet vazo 650 ml

-Hahet 1 lugë gjelle çdo mëngjes

Për tiroidet:

-100 ml vaj nga fara e zezë

esencë kanelle 3 CC

esencë livando 3 CC

esencë finoku 3 CC

Pini 2×1 lugë kafe në ditë para buke

Leave a Reply

Your email address will not be published.