Rìkthehet perserì ì nxehtì afrìkan, meteorologìa tregon dìten kur motì prìtet te freskohet

Ndërsa vendi ynë ditët e fundit gjeti pak “paqe” nga vala e të nxehtit, meteorologjia Tanja Porja nuk na jep lajme dhe aq të mira. Ajo u shpreh se tre ditët në vijim, e premte, e shtunë dhe e diel, do të përballen me temperatura më të larta sesa java që lamë pas.

Mbi 38 gradë Celsius, temperaturat do të jenë në qytete si Berati, Elbasani dhe Gjirokastër, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë më e freskët.

Era do të bëhet problematike, do të fryjë 40-45 km/h, kryesisht në hapësira detare dhe brigje. Por duke qenë se vendi ynë ka disa vatra aktive, mund të ndihmojë në përhapjen e flakëve dhe të vështirësojë punën e zjarrfikësve.

Sipas Porja-s, pritet që gushti të jetë i nxehtë. Megjithatë, java tjetër do të jetë sërish freskim moti dhe ulje temperaturash./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.