Largohet nga Tv Klan Arjan Çani, ja ku do ta shohim tani ne vazhdim

“Mirëmbrëma tokësorë”… këtë shprehje të Arjan Çanit nuk do ta dëgjoni më në Tv Klan, pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar.

Gazetarin e njohur dhe programin “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan por Kryefjala.com ka mësuar që Çanin do ta shohim në ABC. Emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri.

Po hapësirën e së premtes në Tv Klan kush do ta marrë?!

Hmmm ju kujtohet ajo shprehja që Luana tha para ca ditësh “Mos ja qani hallin kalit që i varen këmbët”, e pra Luana do të jetë ajo që do të ketë hapësirën e ditës së premte në Tv Klan.

Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që ajo ka menduar, por mesa duket këtë sezon të ri moderatoren simpatike do ta shihni në Tv Klan. Vjollcat do të pushtojnë fundjavën e TvKlan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.