Në vend që të shkojmë të specìalìstì, e marrìm vetë sìtuatën në dorë: Ky është veprìmì që po u lë pa flokë

Shpesh nga dëshira e madhe që mund të kemi për të bërë ndryshime te pamja jonë, në vend që të shkojmë të specialisti, e marrim vetë situatën në dorë.

Shembulli perfekt i kësaj që po themi është ajo që ndodhi gjatë karantinës, ku shumë vajza dhe gra filluan të dekoloronin apo të prisnin flokët e tyre vetë.

Thënë këtë, sot do t’u tregojmë veprimet që nuk duhet t’i bëni kurrë vetë pa ndihmën e specialistëve. (për të mirën tuaj)

Ndër veprimet që mund t’i bëni vetë janë lyerja e flokëve me ngjyra natyrale apo me bojë semi-permanente. Përdorimi i tyre është shumë i thjeshtë, pasi e vetmja gjë që do t’u duhet është të ndiqni udhëzimet e paketimit.

Por, nëse po mendoni të shkoni nga brune në bionde përmes dekolorimit, as mos e mendoni ta merrni mundimin. Në këtë pikë do t’u duhet të shkoni te specialisti.

Kjo pasi nuk është thjesht një proces kimik që supozohet t’i zbardhë flokët dhe kaq mbaroi. Në disa raste, përveç dj egies së flokut dhe rënies së tij, mund të shkaktohen edhe probleme me skalpin e kokës, ndaj është e mira të merrni masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *