U be nene per here te pare, ja emri qe i vendosi Zhaku te birit dhe çfare kuptimi ka

Artistja Inida Gjata, e njohur me emrin e artit Zhaku, ka qenë e ftuar në emisionin Rudina, ku dha për herë të parë lajmin e bukur se është bërë nënë. Ajo ka treguar edhe emrin e djalit të saj. Vogëlushi ka një emër shumë të veçantë, Amon.

E pyetur se përse i ka vënë këtë emër, Zhaku ka treguar se ka dashur ti vendosë një emër me kuptim dhe emri Amon në Egjiptin e lashtë do të thotë “bir i popullit”.

Inida Gjata: Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të ndarë me ty këtë përvojën e re të të qenit nënë për herë të parë. Të falënderoj për mirësinë që shfaqe në prezantim dhe të uroj shumë sukses në sezonin e ri.

Rudina Magjistari: Faleminderit shumë Zhaku, Inida mami Inida. Si të duket vetja si mami?

Inida Gjata: Shumë-shumë bukur, shumë e pabesueshme, akoma nuk e besoj që ka dalë nga unë ai fëmijë

Ajo duket ende e emocionuar teksa flet për vogëlushin dhe shprehet se nuk e beson që ai fëmijë ka dalë nga ajo.

Rudina Magjistari: Është shfaqja e djalit tënd i cili quhet Amon apo jo?

Inida Gjata: Amon ka kuptim, se është emër i vjetër i përdorur në Egjiptin e lashtë dhe përfaqësonte djalin, njeriun e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.