Prej vitesh larg ekranit: Dalin fotot e para te Pirro Çakos me te birin dhe partneren

Më shumë se 1 vit më parë, këngëtari dhe kompozitori i njohur Pirro Çako u bë baba për herë të dytë.

Artisti i mirënjohur dhe partnerja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Amadeus.

Lajmi i ardhjes në jetë të djalit u mbajt në fshehtësi të madhe nga këngëtari, por ishin miqtë e tij të cilët ndanë lajmin e ardhjes në jetë të tij.

Në rrjet janë publikuar fotot e para të këngëtarit së bashku me djalin e tij të vogël, teksa po kalon një ditë të bukur me të dhe gruan e tij.

Ai shihet duke e mbajtur në krahët e tij, teksa shëtisnin në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës. Ndërkohë që prej 3 apo 4 vitesh, Pirro Çako duket se është zhdukur si nga rrjetet socile dhe nga intervistat në televizion.

Por vetëm se fundmi ai është shfaqur si pjestar i jurisë së “Kënga Magjike 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.