Keto jane ushqìmet qe nuk duhen futur kurresesì ne klase sìpas mjekes se njohur, duhet tì dìne prìnderìt dhe mesuesìt

Sapo ka filluar viti i ri arsimor dhe fëmijët janë kthyer në bangat e shkollës. Kjo ka bërë që të nisin edhe shqetësimet e para për prindërit, fëmijët e të cilëve vuajnë nga ndonjë problem shëndetësor.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, mjekja alergologe, Maria Zoto ka folur për të vegjëlit që kanë probleme me ushqimet, deri në shkaktimin e ndonjë alergjie.

Ajo ka këshilluar prindërit të informojnë mësuesit, shokët e fëmijës dhe prindërit e tjerë, në mënyrë që mes nxënësve të bëhen shkëmbime ushqimore.

Sakaq, mjekja ka theksuar se fëmijët nëse i mëson janë vetë të kujdesshëm, pasi rriten me rregulla që një ushqim i caktuar nuk i bën mirë.

“Alergjitë ushqimore shfaqen që në moshë të vogël, domethënë që kur provohet për herë të parë qumështi, është 1-muajsh apo 2 muajsh bebi, apo që kur provohet për herë të parë veza kuptohet, sepse shfaqen shenjat që herën e parë.

Pastaj, duke qenë se këta fëmijë rriten me këto këshilla, si kujdes mos ha vezën dhe janë shumë të kujdesshëm.

Edhe fëmijët e kopshteve më ka rastisur që më kanë thënë prindërit, që ka ardhur një tortë për ditëlindje në kopsht dhe ai ka thënë: ‘Mos ka lajthi se unë nuk mund ta ha tortën me lajthi’. Domethënë, fëmijët në përgjithësi janë të kujdesshëm, por ndonjëherë mund t’i thotë dikush nuk ka lajthi dhe mund të ndodhi gabimi.

Për këtë mjekja Zoto gjithashtu këshillon mësuesit dhe parindërit që nëse ka një rast të një fëmijë alergjik në një klasë, ushimqet që i krijojnë shqetësime të mos merren me vete nga asnjë fëmijë.

“Nuk është ndonjë penalizim nëse fëmija juaj nuk konsumon gjatë orëve të shkollës disa ushqime, psh lajthi e arra. Mund t’i konsumojë pasdite dhe kështu ruhet edhe fëmija tjetër me alergji”, sqaron mjekja.

“Mund t’ju them nga eksperienca që reaksionet që kanë ndodhur në shkolla kanë qenë sepse prindërit nuk kishin informuar shkollën dhe mësuesen kujdestare. Unë mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, më shumë ndodh në kopshte që pyesin për alergji.

Kryesisht, institucionet arsimore të huaja në Shqipëri kanë disa rregulla strikte, kanë disa formula që kërkojnë”, u shpreh ndër të tjera Zoto.

Mjekja gjithashtu sugjeron nëse një fëmjë do të haje ushqime pa gluten tavolina duhet të pastrohet që mos të ketë thërrime nga dikush që ka ngrënë më parë. Sipas rastit, nëse një fëmijë është shumë alergjik, ajo shfaqet edhe nga një thërrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.