Receta ndryshe e sultjashìt, ne vend te sheqerìt shtojìnì krìpe, shìja e saj do t’ju le juve

Nëse mendoni se syltjashi është shpikje shqiptare, gaboheni! Orizi me qumësht është një pjatë tipike e traditës lombarde që përgatitet në shumë pak kohë dhe me fare pak përbërës.

Mirëpo nese ne e kemi përgatitur vetëm të ëmbël ndërsa syltjashi tipik, në fakt, është i kripur dhe njihet në të gjithë botën.

Receta e kripur

Për të përgatitur syltjashin e kripur duhet 1.5 kg qumësht. Hidhni në të 280 gr oriz dhe për 15 minuta do ta ketë përthithur qumështin dhe do të ketë lënë një masë kremoze. Në këtë pikë shtohet pak djathë i grirë (grana ose parmixhiano), pak gjalp dhe arrëmyshk. Shtoni kripë sipas dëshirës.

Për të përgatitur syltjashin e ëmbël duhet të hiqni gjithë përbërësit e fundit, pra djathin, arrëmyshum dhe kripën.

Në vend të tyre, përpara fundit të zierjes, shtoni pak lëkurë të grirë limoni, 100 gr sheqer dhe kanellë. Mund të përdorni edhe fruta të thata apo të freskëta sipas dëshirës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.