Tani që çmimi i energjisë është rritur ndjeshëm të gjithë po kërkojnë mënyra si të kursejmë apo të paktën të mos shpërdorojmë.
Ka disa pajisje që harxhojnë shumë, por janë disa të tjera që mund të djegin energji edhe ndërsa ne i kemi fikur.
Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre:
1.Një karikues në prizë pa telefon.
Një karikues i mbetur në prizë vazhdon të përdorë energji edhe kur nuk ka asnjë pajisje të lidhur me të. Megjithatë fuqia është minimale, kështu që nuk na harxhon shumë.
2.Televizori
Kjo pajisje konsumon rreth 25 dollarë energji në vit, nëse televizori është i fikur, por i pa hequr nga priza.
3.Kompjuterët dhe laptopi
Edhe fikur, kompjuterat dhe laptopët vazhdojnë të punojnë. Kjo është arsyeja pse kur i hiqni ato, mund të kurseni deri në 100 dollarë në vit.
4. Pajisjet me kohëmatës (si soba)
Duke hequr nga priza një pajisje të tillë, ju kurseni deri në 114 dollarë në vit.
5.Çdo lloj pajisje me kabllo në priza. A duhet t’i heqim? Prandaj rekomandohet gjithnjë heqja nga priza, në përfundim të përdorimit.