Petulla të fshira është një recetë tipike e qytetit të Korçës, ky është përbërësi qe nuk duhet të mungoj në këtë recetë

Petulla të fshira është një recetë tipike e qytetit të Korçës. Ato përgatiten me ujë, miell dhe vezë, ku duhet theksuar qe ka disa versione te kesaj recete, por ajo qe eshte me e mira dhe tradicionalja e qytetit te Korçes do t’jua tregojme ne vijim. Kemi dashur të shtojmë pak qumësht për ti dhënë pak ngjyrë petullave. Përbërësit: 500 ml qumësht 4 vezë 300 g miell 2 hudhra 100 g gjalpë 200 g djathë Kripë Pak ujë.

Në tas rra him vezët dhe më pas shtojmë qumështin, e rra him përsëri dhe më pas shtojmë miellin. Formojmë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë pak, ndërkohë vendosim tigan të nxehet dhe e lyejmë me gjalpë.

Hedhim brumë dhe e rrotullojmë tiganin të vishet i gjithi me brumë dhe i pjekim nga të dy anët. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Grijmë hudhrat dhe i skuqim në tigan me gjalpë dhe shtojmë pak ujë.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petullat e pjekura, i lyejmë me gjalpin e aromatizuar me hudhër, shtojmë djathë të thërrmuar dhe vazhdojmë kështu deri në fund. I vendosim në furrë të piqen për disa minuta derisa të kërcanisen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.